Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, njofton se ka filluar puna në ndërtimin e urës në Hodonoc.
I pari i komunës ka thënë se ky investim në fshatin Hodonoc kap vlerën prej 287,700 Euro.
Kryetari Rahimaj tha se deri më tani, janë vendosur 7 pilota nga 23 sa pritet të vendosen gjithsej.
“Një investim me prioritet duke ditur impaktin e madh që ka për këtë lokalitet si dhe për sektorin e bujqësisë”, ka thënë Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/