Shkruan: Skender Berisha
Është shqetësuese gjendja me shenja dhe vijëzim me rrugët e komunës e Gjilanit. Vërehet qartë se që në hyrje të qytetit kemi mungesa të shenjave dhe vijave të bardha, që janë të domosdoshme për një komunikacion të rregullt.
Gjithashtu nuk është e vështirë të konkludosh se në Gjilan ka mungesë edhe të parkingjeve, dhe kaosi për ditë e më shumë i shtohet qytetit.
Mirembajtja e rrugëve dhe pastrimi i tyre lë për të dëshiruar!
Pa lënë anash edhe mundësitë e vogla në aspektit buxhetor të Komunës së
Gjilanit, por edhe prioritetet e saj, ky problem kaherë ka qenë prezent në mjediset tona dhe rrugët e qytetit.
Përballja me sfidat e komunikacionit për një vozitës është aktuale. Atyre nuk u ofrohen kushtet më elementare për një vozitje të sigurtë.
Aksidentet e shpeshta ndodhin edhe për shkakun e mungesës së kushteve të rregullta të rrugëve dhe mungesës së shenjave dhe vijave.
Komuna e Gjilanit duhet të marrin masa ndaj problematikës që ndjek vazhdimisht vozitësit e rrugëve të qytetit dhe fshatrave.
Asnjëherë nuk ka qenë më e nevojshme se sa tani një adresim i këtij problemi, ngase numri i veturave dhe vozitësve shtohet përditë e më shumë.
Nuk duhet që kjo problematikë të neglizhohet dhe të jetë vetëm se një shtojcë e raporteve të cilat mbesin në sirtarët e drejtorive, por kjo qështje të mirret shumë seriozisht në aspektit institucional.
Qyteti duhet të ketë vijëzim në rrugët e saj!
Qyteti duket të ketë shenjat e komunikacionit në çdo cep të saj!
Qyteti duhet të ketë semaforë edhe në vende të tjera! /2LONLINE/