DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e: aksidentit të trafikut me fatalitet, kanosje, dhunë në familje, vjedhje…

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e: aksidentit të trafikut me fatalitet, kanosje, dhunë në familje, vjedhje…
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Idriz Seferi, Gjilan 07.06.2022 – 11:22. Ështëarrestuar i dyshuari mashkullkosovar për shkak se derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksident dhe goditur viktimën mashkull kosovar -këmbësor i cili kishte qenë duke kaluar rrugën. Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse vdekjen e  të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DËMTIM OSE ASGJËSIM I PRONËS & PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS ZYRTARE

Koretishtë, Novobërd 07.06.2022 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte hyrë në objektin e një kolegji dhe me një aparat për fikjen e zjarrit kishte shkaktuar dëme materiale duke thyer xhamat e dritareve, karrige, dyer dhe gjithçka qa ka hasur para vetes. I dyshuari duke shkaktuar dëme është zënë në flagrancë nga njësiti policor  dhe gjatë arrestimit ka rezistuar dhe si pasoj një zyrtar policor ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

VJEDHJE

Viti NN. Është raportuar se  me datën  07.06.2022 persona të panjohur (në kohë të panjohur ) kanë vjedhur 13 rrjeta metalike rrethojat të destinuara për  hapësirën e mbeturinave inerte pronë e komunës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. 

DHUNË FAMILJARE

Gjilan 07.06.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime trupore ku ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

KANOSJE

Gjilan 07.06.2022 – 21:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosë verbalisht përmes telefoni me vrasje viktimën femër kosovare. I dyshuari viktimën e kishte thirre dhe kanosë përmes telefoni derisa ajo kishte qenë në stacion policor duke dhënë deklaratë. I dyshuari është  arrestuar para stacionit policor, gjatë shoqërimit ka kanosë dhe fyer edhe zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.