Derë më derë në secilën shtëpi, e dorë më dorë me secilin qytetar. Çdo qytetar po na hap portat, duke na bërë me dije kështu se do të hapin rrugën e ndryshimit të pushtetit më 22 tetor.
Kemi dëgjuar për nevojat e qytetarëve, kemi bërë skanimin e gjendjes në çdo lagje, në çdo fshat dhe do të vazhdojmë t’i dëgjojmë në bashkëqeverisjen për Gjilanin. Do të zgjedhim vetëm më të mirën për të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe për gjeneratat e ardhshme.
Programin me 20 zotime, po ia japim çdo qytetari, që ta mbajnë e të na kritikojnë e të bashkëqeverisin me neve. Nuk u themi premtime, por zotime, me që ne zotohemi se me buxhetin komunal mund t’i dalim në fund zotimeve tona.
Shumë energji për ndryshim në çdo derë, shumë dëshirë për Vetëvendosje në çdo shtrëngim duarsh, shumë zemra në çdo lagje e çdo fshat.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje