Deputeti i PDK-së Zenun Pajaziti, ka takuar qytetarët e lagjes te fermat, të cilët me entuziazëm dhe sinçeritet i kanë uruar atij kandidimin, duke u bazuar në personalitetin e tij, por edhe gërshetimin me programin që ka PDK dhe mosiviteti i përfshirjes së qytetarëve me këtë projekt për zhvillim dhe ndërtim.
Me këtë rast, deputeti Pajaziti është zotuar se ashtu si gjithëherë edhe në këtë mandat do të jetë zëri i vërtet dhe i arsyeshëm në interest të qytetarëve të vendit në përgjithësi.
“Vota juaj për mua është një besim i shenjtë. Për mua vota juaj një përgjegjësi e madhe dhe në të njejtën kohë fuqi vendimmarrëse për proceset gjatë këtij mandate. Do të jem përherë konstruktiv dhe i arsyeshëm në çdo fjalë që e them në Parlament por edhe krenar për ju, sepse unë do të barti në kuvend edhe personalitetin, qëndrimin dhe fjalën edhe të kësaj lagjeje. Do të jem së pari zëri i interesit qytetarë e pastaj professional dhe njerëzor”, ka thënë Pajaziti.
Ai gjithashtu ka thënë se me PDK-në, me programin MISIONI I RI dhe Fondin e Punësimit i udhëhequr nga kryeministri Thaçi, do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha bizneset, bujqit, punëtorët shtetror, duke ia shtuar këtij numri gjatë mandatit tonë katër vjeçar edhe 200 mijë vende të reja të punës.
Gjilani ka fatin që në fillim të këtij mandati do të bëhet me Autostradën Prishtinë – Gjilan – Konqul, projekt ky më kapitali që do ti ndodhë kësaj ane. Gjendja ekonomike e Gjilanit do të ndryshoj pakrahasueshëm shumë, në aspektin e zhvillimit dhe ndërtimit të kësaj pjese.
Me qeverisjen Thaçi sigurohet mirëqenie më e madhe për të gjithë qytetarëve e Kosovës në aspektin e ndërtimit, zhvillimit dhe integrimit të vendit.
E nga ana tjetër banorët e kësaj lagjeje, kanë premtuar besimin që më tetë qershorë ta mbështesin Pajazitin drejtpërdrejtë duke u bazuar në atributet e një njeriu profesionist, të zëshëm në brojtjen e interesave të tyre, duke e përshëndetur për rrugën e ndershme që ai ka bërë gjatë karrierës së tij që nga vitet e ’90 e deri më sot nëpër të gjitha nivelet e qeverisjes.
“Ne duke u bazuar në të kaluarën tënde të nivelit më të lartë professional, e përfaqësues të zgjedhësve tuaj, por edhe si bashkëvendës i juaji, ndjejmë obligim moral dhe besim që në këtë proces juve t’u mbështesim më shumë se asnjëherë më parë, në mënyrë që rezultatet tuaja të jenë të larta. Rezultati yt në këto zgjedhje është një pozitivitet i yni, sepse ju ishit përherë dhe jeni zëri ynë në vendin e duhur.
/e sponsorizuar/