Shkruan: Skender Berisha
Pas gjithë këtyre viteve dhe përpjekjeve për arritjen e qëllimit të vetëm, natyrisht si “hapin e parë”, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, akoma nuk kemi marrë dritën e gjelbër.
Shumë probleme të brendshme në vendet skeptike në raport me Kosovën për lirinë e lëvizjes kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre, por asnjëherë nuk nënkupton që ata nuk do të ndryshojnë mendimin dhe të japin kontributin e tyre drejt hapjes së kufijve edhe për qytetarët kosovarë.
Për këtë problematikë është e nevojshme bashkëpunim i ndërsjellë me vendet hezituese, dhe rritjen e bashkëpunimit të brendshëm karshi integrimit evropian.
Edhe pse së fundmi Eurodeputetja franceze, Dominique Bilde, ka kundërshtuar liberalizimin e vizave për kosovarët, duke e quajtur si një qmenduri, kjo nuk do të thotë se ka përfunduar gjithçka.
Ajo është një eurodeputete që mendon ndryshe, ka qëndrim ndryshe nga eurodeputetët e tjerë, dhe ne e respektojmë.
Duhet pasur parasysh se ajo nuk përfaqëson tërë popullin e Francës, dhe qëndrimin e tyre karshi një vendi mik siç është Kosova.
Qytetarët kosovarë e duan popullin liridashës dhe të emancipuar, popullin e Francës që kanë bërë shumë për qytetarët e Kosovës. Edhe pse liberalizimi i vizave që nënkupton lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës tani ka ardhur në momentin e fundit, dhe një vendim pozitiv gjithsesi do të jetë pozitiv shumë shpejt, ne si qytetarë të lirë dhe liridashës asnjëherë nuk guxojmë të urrejmë të tjerët për mendimin ndryshe.
Ne jemi një hap më përpara me dashurinë ndaj njerëzve dhe kulturën e kultivuar ndër shekuj krahasuar me shumë vende të ndryshme europiane, dhe këtë kulturë të lartë nuk guxojmë t’a konsiderojmë si një të metë, por duhet respektuar si rezultat i bashkepunimit mes popullit tonë, dhe një trajtim më ndryshe do t’a humbte kuptimin dhe gjithë përpjekjet për arritjen e qëllimit që vendi ka ndjekur ndër vite.
Prandaj, edhe pse Eurodeputetja franceze, Dominique Bilde, ka kundërshtuar liberalizimin e vizave për kosovarët, në kohën kur qytetarët janë në pritje për një vendim pozitiv, nuk duhet të na dekurajon, por duhet të na bashkojë dhe të na motivon për rritjen e bashkëpunimit dhe transparencës ndaj të tjerëve. /2LONLINE/