DYLON

Policia me fushatë vetëdijësuese për qytetarët

Policia me fushatë vetëdijësuese për qytetarët
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësiti Sektorial i Stacionit Policor në Gjilan, në kuadër të zbatimit të planit operacional ,,Sezoni Veror 2022’’, sot me datën 08/07/2022 kanë zhvilluar një fushatë vetëdijësuese në disa pjesë të qytetit të Gjilanit.

Gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë fletëpalosje të cilat u bëjnë thirrje qytetarëve me theks të veçantë bashkatdhetarët që së bashku të kontribuojmë për sigurinë e përgjithshme në të mirë të të gjithë qytetarëve.

EkoHigjiena

Policia përmes kësaj fushate apelon të qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që:

• Mos i leni çantat e dorës në vetura

• Mos i leni portofolët në vetura

• Mos i leni celularët në vetura

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon qytetarët dhe mediat që për të gjitha dukuritë negative që i vërejnë të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.