Komuna e Kamenicës, përkatsisht Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, së bashku me kompani private si dhe “Krileva Company”, kanë rregulluar një rrugë alternative pas rrënimit të urës në Hajnoc si pasojë e vërshimeve.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se nga sot qytetarët e 10 fshatrave të bllokuara mund të qakullojnë lirshëm për në Kamenicë.
Kryetari Kastrati ka falënderuar të gjithë për angazhimin, dhe qytetarët për mirëkuptim.
“Nga sot nxënësit e shkollës fillore “Dëshmorët e Kombit”, u janë rikthyer bankave shkollore, pas rregullimit të kësaj rruge alternative të rregulluar në bashkëpunim me kompanitë private që na kanë ndihmuar deri më tani, si dhe Krileva Company. Tani qytetarët e 10 fshatrave të bllokuar pas rrënimit të urës në Hajnoc, mund të qarkullojnë lirishëm për në Kamenicë, ndërkohë që jemi duke punuar të bëjmë zgjidhje me Ministrinë e Infrastrukturës dhe FSK-në.
Faleminderit kolegëve nga komuna që vazhdimisht janë në terren, kompanive private për bashkëpunimin dhe qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë këtyre ditëve”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/