Kamenica me ftesë për aplikim për trajnime profesionale dhe grante në sektorin e blegtorisëfotoilustrim

Kamenica me ftesë për aplikim për trajnime profesionale dhe grante në sektorin e blegtorisë

Organizata jo-qeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është duke zbatuar projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW) nga Gjermania

.IADK njofton se gjatë vitit 2021 do të trajnoj një grup prej 15 blegtorëve nga Komuna e Kamenicës.Projekti do të mbulojë shpenzimet që lidhen me trajnimet (ushqimin, materialet mësimore dhe certifikimin).

Pjesëmarrësit do të trajnohen në profilin e blegtorisё (gjedhe, dele dhe dhi), i cili përmban gjithsej 30 kredi (300 orё mësimore), apo vetёm nё profilin e gjedheve qё pёrmbanë 20 kredi (200 orё mësimore), ku 30% do të jenë mësim teorik dhe 70% mësim praktik.

Pas përfundimit tё trajnimeve dhe çertifikimit të suksesshëm tё kandidateve, blegtorët do tё kenё mundёsi pёr tё aplikuar nё skemёn e granteve pёrkrahёse, nё tё cilёn fermerёt e çertifikuar pas trajnimeve do tё vijnё me projekt-propozimin e tyre pёr grante me vlerё mesatare nga 3,000.00 Euro.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur ftesën ku tregohen kushtet për aplikim dhe përzgjedhje, si dhe aplikacionin që duhet ta dorëzoni.

Afati për aplikim është deri më 𝟭𝟴.𝟬𝟮.𝟮𝟬𝟮𝟭.

𝗙𝗧𝗘𝗦𝗔 dhe 𝗔𝗣𝗟𝗜𝗞𝗔𝗖𝗜𝗢𝗡𝗜: https://kk.rks-gov.net/kamenice/category/konkursey-njoftimet/njoftimet/

KOMENTE