Njerëzit po preferojnë gjithnjë e më shumë qumështin bimor, sesa atë të bagëtive. Qumësht bimor kemi: i bajames, sojës, orizit, kokosit, tërshërës, madje edhe ai i kërpit, që janë përhapur më shumë tani në supermarkete dhe kafene.
Përveç faktit që disa persona mund të jenë intolerantë ndaj laktozës, një arsye tjetër pse njerëzit po shkojnë më shumë drejt qumështit bimor është sepse duan t’i përgjigjen në një farë mënyre krizës në rritje të klimës.
Lajmi i mirë është se, shumica e qumështeve me bazë bimore, mbase të gjitha rezultojnë më të mira sesa i lopës, kjo në rast se shikojmë lëshimin e karbonit, sa tokë merret dhe sa ujë përdoret.
Bajamet janë përgjegjëse për emetimin e karbonit në 0.7 kg për litër, e ndjekur nga tërshëra (0.9 kg), soja (1 kg), pastaj orizi (1.2 kg). Ndërsa qumështi i bagëtive është përgjegjës për 3.2 kg për litër.
Si krahasohet qumështi vegan me qumështin e lopës, në mënyrë ushqyese?
Sa i përket proteinave të qumështit, i vetmi që e konkurron atë të bagëtive është qumështi i sojës. Nivelet e proteinës te qumështi i sojës janë të krahasueshme me atë të bagëtive me 3.4 g për 100ml për soje kundrejt 3.5 g për 100ml qumësht lope. Qumështet e tjera me bazë bimore si bajame, orizi dhe arrë kokosi përmbajnë shumë më pak proteina në krahasim me sojën.
Qumështi bimor ka tendencë të ketë më pak yndyrë, veçanërisht të ngopur, (me përjashtim të atij të kokosit), sesa qumështi i bagëtive. Për të rriturit kjo është pozitive, duke ditur se ata ndjekin dieta për mosshtim peshe, por për fëmijët nuk rekomandohet, pasi ata kanë nevojë për yndyrën e qumështit të lopës. Mjekët rekomandojnë që prindërit t’u japin qumësht lope fëmijëve nga mosha 1-2 vjeç.