Fuqizimi ekonomik i grave tejet i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit

Fuqizimi ekonomik i grave tejet i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit

Nuk mund të ketë fuqizim të grave dhe vajzave nëse kjo nuk shndërrohet në kauzë të përgjithshme sociale, për të cilën angazhohen fuqishëm edhe gratë edhe burrat. Kjo u tha sot gjatë një tryeze të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Vjosa Osmani, Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë këtij takimi theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes më të madhe të grave në institucionet kyçe të Kosovës, duke shtuar se tani është koha e duhur që ato të ngrisin zërin e tyre për të kontribuuar në zgjidhjen e problemeve më akute me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat. Ajo inkurajoi gratë e suksesshme ndërmarrëse që suksesin e tyre ta shfrytëzojnë duke e shpërndarë modelin dhe të arriturat e tyre për t’i inspiruar dhe inkurajuar të tjerat. Sipas Osmanit, pabarazitë dhe sfidat gjinore janë ende shumë të mëdha në secilin profesion, duke theksuar më tej nevojën e fuqizimit ekonomik të grave, e sidomos të atyre që jetojnë në vende rurale.

Pjesë e panelit të këtij diskutimi ishin edhe Kujtesa Nezaj Shehu, Udhëheqëse e Zyrës në SDP Kosovë; Brikena Avdyli, Drejtoreshë Ekzekutive në Jahjaga Foundation; Merita Limani, Menaxhere e Projektit në Këshillin Evropian, dhe Syzane Aliu, Pronare e Magic Ice, të cilat ndanë përvojat e tyre personale të rrugëtimit në biznes dhe të zhvillimit profesional.

KOMENTE