Arton Hoxha, Drejtor – /QRTK, Gjilan/
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan ka bërë një punë të rëndësishme në fushën e trashëgimisë gjatë vitit 2022- 2023. Ka përplotësuar të dhënat e kërkuara duke përgatitur 12 dosje për Mbrojtje të Përhershme, ku 10 prej tyre janë nga Rajoni i Gjilanit dhe 2 nga Rajoni i Ferizajt:
- Atik Xhamia – Gjilan
- Shkolla e muzikës në Gjilan (ish saraji i Mustafë Pashës) – Gjilan
- Shtëpia e Zekirja Abdullahut – Gjilan
- Shtepia e Muhamer Shabanit – Perlepnice
- Objekti i ish depos ushtarake turke – Gjilan
- Objekti i Kajmekamllakut – Gjilan
- Kisha e Shën Anës në Dunav – Gjilan
- Shtëpia e Haxhi Ahmetit – Viti
- Teqja e Sheh Zenel Abedinit – Kamenice
- Kisha e Shëndrrimit në Pasjan
- Xhamia e Sinan Pashës – Kacanik
- Kompleksi Kisha dhe Xhamia – Ferizaj
Qendra jonë ka përgatitur dosjet e objekteve kulturore sipas kritereve të formularit të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi.
Dosjet e tilla, më pas janë dorëzuar në Komisionin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Përhershme. Dhe pas shqyrtimit të materialit të dorëzuar është konstatuar se dokumentacioni plotëson kriteret e përcaktuara dhe të njëjtat dosje i janë dorëzuar MKRS-së dhe Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Pas shqyrtimit të dosjeve, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka vendosur që gjatë vitit 2022 të marrë në Mbrojtje të Përhershme dy asete nga Rajoni i Gjilanit: Atik Xhaminë dhe Shkollën e Muzikës, sot objekti i Muzeut etnologjik, po ashtu ne fillim te vitit 2023 ka marr në mbrojte Shtepia e Muhamer Shabanit – Perlepnice.
Ndërsa tani listës i shtohen edhe 9 asete te marra ne mbrojte nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore asete të propozuara nga Qendra jonë si:
1. Objekti i ish depos ushtarake turke – Gjilan
2. Objekti i Kajmekamllakut – Gjilan
3. Shtëpia e Zekirja Abdullahut – Gjilan
4. Kisha e Shën Anës në Dunav – Gjilan
5. Shtëpia e Haxhi Ahmetit – Viti
6. Teqja e Sheh Zenel Abedinit – Kamenice
7. Kisha e Shëndrrimit në Pasjan
8. Xhamia e Sinan Pashës – Kacanik
9. Kompleksi Kisha dhe Xhamia – Ferizaj