Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve (QRA) në Gjilan, disa zyrtarë të kësaj Qendre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton 2LONLINE.com.
Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe zyra për vulat apostile në Gjilan të pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë.
Deri në njoftimin tjetër, të gjitha shërbimet e regjistrimit të automjeteve mund të bëhen në Qendrat për Regjistrimin e automjeteve të rajonit përkatës, ndërsa shërbimet e vulave apostile do të bëhen në komunat; Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë.
Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve të Gjilanit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. /2LONLINE.com/