DYLON

Ismajli: Gjilani ka aktualisht 538 raste aktive me COVID-19

Ismajli: Gjilani ka aktualisht 538 raste aktive me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin ditor për vlerësimin e situatës me këtë virus.

Nënkryetari Ismajli ka bërë të ditur se Gjilani ka aktualisht 538 raste aktive me COVID-19, transmeton 2LONLINE.com.

Në emër të Komitetit, ai ka apeluar qytetarët që ta rrisin kujdesin në kohën kur është rritur infeksioni në Gjilan dhe në nivel vendi, që përfshinë rregullat bazë si bartja e maskave, mbajtja e distancës e pastrimi i duarve.

EkoHigjiena

Gjendja e përgjithshme është si vijon: Nga 5923 mostra, 2060 persona kanë rezultuar pozitivë në total, 1461 të shëruar, 538 raste aktive, 62 të vdekur, 74 në hospitalizim dhe 225 mostra në pritje për rezultat./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.