Drejtues të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan kanë bërë me dije se kanë filluar me punime të vogla, por që kanë ndikim në ofrimin e shërbimeve cilësore për pacientët.
Sipas drejtoreshës së DSHMS-së, Aurorë Osmani Buca, QMF-ja në Zhegër tani e tutje dhomën e intervenimeve e ka diskrete, në mënyrë që të ruhet privatësia e pacientit.
Sipas saj, gjithashtu dyert e QMF-së ‘Dheu i Bardhë’ janë ndërruar, sepse kanë qenë të amortizuara.
Drejtoresha e DSHMS-së thotë se në këtë mënyrë edhe përmirësojnë kushtet e punës, edhe rrisim nivelin e sigurisë në këtë qendër.
“Të tilla intervenime infrastrukturore do të kemi me shumicë, sepse duam që fillimisht të kemi kushte pune, të cilat padyshim do të rezultojnë me shërbime cilësore kundrejt banorëve”, ka thënë drejtoresha E dshms-Së, Aurorë Osmani Buca. /2LONLINE/