DYLON

Kryetari Hyseni u bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen aksionit të pastrimit “Green & Clean”

Kryetari Hyseni u bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen aksionit të pastrimit “Green & Clean”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, nëpërmjet një konference për media, ka hapur të premten kampanjën e pastrimit “Green & Clean” e cila do të zgjasë deri më 5 qershor.Kryetari Hyseni u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Gjilanit që të bashkohen në këtë kampanjë “Green & Clean” me qëllimin që ambienti që na rrethon e ajri që e thithim të jetë sa më i pastër.  

“Qëllimi ynë është që ta bëjmë kampanjën edhe vetëdijësuese e edhe të pastrimit. Përveç tjerash, përfshihet edhe mbjellja e drunjve dekorativë, largimi i deponive ilegale, vendosja e koshave të mbeturinave, pastrimi i shkollave, institucioneve e rrugëve”, ka thënë kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

“Qëllimi ynë final është që kjo kampanjë të zhvillohet në vjetore e të rregullt, ndërkaq përpos pjesës së largimit të mbeturinave e pastrimit të hapësirave, është edhe mesazhi sensibilizues e thirrja që bashkë me qytetarët, inspekcionin e policinë, të parandalojmë krijimin e deponive ilegale e ndotjen e ambientit”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Me pas, kryetari Hyseni, nënkryetarja Morina Bunjaku së bashku me përfaqësuesit e institucioneve lokal​e, Eco-Higjienën, policinë e të rinjtë dhe të rejat, kanë vazhduar pastrimin e parkut të qytetit, pastrimin e hapësirave të institucioneve komunale, ndërkaq në ora 13:00 do të bëhet mbjellja e drunjve dekorativë, derisa në mbrëmje do të bëhet larja e rrugëve.

Ndryshe, kampanja e pastrimit do të zgjasë deri më 5 qershor, ndërkohë që janë paraparë të mbahen dhjetëra aktivitete në lokacione të ndryshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.