Në Institutin e Anatomisë Patologjike në Institutet Paraklinike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në 5 mujorin e parë të vitit 2021, janë realizuar 4 mijë e 67 ekzaminime histopatologjike/biopsi.
Gjithashtu, janë bërë 311 ekzaminime citologjike, 798 PAP teste nga Klinika e Gjinekologjisë me Obstetrikë, 569 PAP teste në kuadër të mbështetjes për programin e skriningut për kancer të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës.
Profesionistët shëndetësorë kanë kryer edhe 20 ekzaminime intraoperative/ex tempore, 1 mijë 848 ekzaminime imunohistokimike dhe për herë të parë në Kosovë janë realizuar 7 ekzaminime me Silver in Situ Hibridizim te rastet me kancer të gjirit.
Në kuadër të analizave imunohistokimike janë punuar edhe 150 markerë imunohistokimikë me rëndësi prognostike dhe terapeutike për kancerin e gjirit, si dhe markerë tumoralë për imunoterapi dhe target terapi te kancerët e gjirit dhe të mushkërive.
Instituti i Anatomisë Patologjike është i furnizuar me të gjitha materialet shpenzuese dhe reagensat për analizat diagnostike histopatologjike dhe citologjike, të cilat realizohen në aparatura bashkëkohore. /2LONLINE.com/