DYLON

I gjendet dhe i konfiskohet një armë gjuetie dhe municione të llojeve të ndryshme

I gjendet dhe i konfiskohet një armë gjuetie dhe municione të llojeve të ndryshme
Avatar photo Redaksia

Sot  me 11 qershor 2021 , rreth orës 08:00 Policia e Kosovës (PK), njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Kamenicës  mbështetur në urdhër kontrollin e  leshura nga Gjykata Themelore Gjilan –Departamenti për krime të rënda, kanë  kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse  të dyshuarit N. D.   (1973) nën dyshimin për vepër penale  “Mbajtja ne pronësi kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve”.

Gjatë kontrollit është  gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie e llojit “SARS ILMAZ SILAH SANAYI-DUZCE, Modeli- 12 GA”, prodhim –Turk .

EkoHigjiena

Poashtu gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar  municione të llojeve të ndryshme: katër (4 ) copë fishekë 12GA, njëzet e tetë (28 ) copë fishekë C-3.6 Z.G, pesë kuti me municion “LONG RIFLE 5.6 mm”, dyzet e pesë (45) gëzhoja 12 GA , njëmbëdhjetë (11) copë  fishekë cal 8.57 mm, si dhe tre (3)fishekë kalibër të ndryshëm .

Arma në fjalë nuk ka leje përkatëse.

I dyshuari  është  intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Për rastin është njoftuar  Prokurori i Shtetit për Krime te Rënda i cili  urdhëron që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti  penale “Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim i pa autorizuar të armeve “.

 Rasti procedohet  në procedurë të rregullt në Gjykatë. /2LONLINE.com/