Siç dihet, objekti i ri i kësaj qendre ishte përuruar para një muaji nga kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi dhe nga Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi. Vlera e ndërtimit të këtij objekti ka qenë 265 mijë euro dhe është financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.
Sipas zyrtarëve të këtyre qendrave, krijimi i hapësirave të reja për funksionimin e këtyre qendrave ka qenë nevojë e domosdoshme për funksionim normal të tyre dhe se tani në këto hapësira të reja janë krijuar kushte më të mira për punë.
Më këtë rast koordinatori i QKRC-së Mustafë Shabani ka thënë se ndërtimi i kësaj qendre me këto kushte moderne ka qenë domosdoshmëri, sipas tij me fillimin e punës së kësaj qendre në objektin e ri qytetarëve të Komunës së Vitisë ju ofrohet qasje më të lehtë në kryerjen e shërbimeve publike. /2lonline/