“Për herë të parë, Qendra e Mjekësisë Kryesore Familjare “Nagip Rexhepi” ofron shërbime për pacientët me diabet, përmes aparatit për testim të hemoglobinës së glukozuar e cila mundëson diagnostifikimin e sëmundjes së diabetit si dhe tregon nivelin mesatar të sheqerit në gjak gjatë 3 muajve të fundit.
Këtë e ka bërë me dije, vet kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, duke shtuar se përpos kësaj, QKMF është pajisur edhe me çanta me pajisje të reja mjekësore si: tensiometër, otoskop, oftalmoskop, termometër, glukometër e dhjetëra pajisje të reja.
“Vazhdojmë me ndryshime në sistemin shëndetësor”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/