Komuna e Vitisë, përmes investimeve kapitale ka pajisur sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjar (QKMF), në Viti, konkretisht repartin e urgjencës si dhe shërbimin e urgjencës në QMF -Pozheran me sistem të oksigjenimit qëndror.
Në këtë përurim mori pjesë kryetari i Komunës së Vitisë z.Sokol Haliti me bashkëpunëtorë dhe Drejtoresha e Shëndetësisë, znj.Hanife Januzi.
Kryetari Haliti përgëzoi stafin për punën e deritanishme dhe uroj për investimin në oksigjenim, ku theksoi që është një investim me rëndësi në këtë kohë pandemie, ku nevojat për oksigjen janë rritur shumë. Perndryshe u bë me dije se Vitia vazhdon të ketë numër aktiv të pacientëve me COVID-19 dhe sistemi i oksigjenimit është i nevojshëm dhe jetëshpëtues për pacientet.
Ndërsa Dr.Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoreshë e QKMF-së në Viti, falënderoj institucionet komunale për mbështetjen e madhe që kanë bërë për shëndetësinë, veçanërisht gjatë kësaj kohe dhe theksoi që ky investim është shumë qëlluar në këtë kohë dhe si i tillë e ka lehtësuar punën e profesionistëve shëndetësorë dhe jetën e qytetarëve.
Kurse Dr.Gazmend Halili-shef i urgjencës në Viti, falenderoi institucionet komunale për investimet e vazhdueshme në shëndetësi, me theks të veçantë investimin e sotëm, i cili sipas tij ka rëndësi të madhe për shërbimin e urgjencës. /2LONLINE.com/