Bashkatdhetarët nga Kamenica që punojnë në Zvicër i kanë dorëzuar komunës së Kamenicës një autoambulancë derisa kryetari Begzad Sinani i ka falënderuar ata për këtë kontribut shumë të çmuar.
Një autoambulancë moderne i është dhënë dhuratë komunës së Kamenicës nga ana e bashkatdhetarëve që punojnë e veprojnë në Zvicër.
Kryetari i komunës Begzad Sinani derisa ka pranuar çelësat e autoambulancës ka thënë se ky donacion është shumë i çmuar për qytetarë e Kamenicës. “Diaspora e ka ndihmuar gjithherë Kamenicën dhe unë i përgëzojë nga zemra të gjithë ata që kanë dhënë kontribut që ky donacion të sillet në Kamenicë” ka thënë Sinani.
“Me respektin më të madh dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës, përzemërsisht falënderoj bashkatdhetarët tanë , Shkëlzen Tahiri e Rexhep Dërmaku për donacionin – dhuratën që pranuam sot për qytetarët tanë –Autoambulancën. Veprimi më i duhur i bashkatdhetarëve tanë që punojnë dhe jetojnë në Zvicër për qytetarët e Komunës së Kamenicës” ka thënë Sinani.
Sinani ka falënderuar edhe mërgimtarët: Shkëlzen Tahiri, Shefqet Krasniqi, Mentor Laci, Naim Gacaferri, Ramadan Robelli, Rexhep Dërmaku, Arif Fazlia, Nazim Tahiri, Dibran Tahiri, Xhemail Kreshnike Grabovci dhe Andreas Gamper.