Me datë 11.09.2024, nga ora 10:00 deri në ora 14:00, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Nagip Rexhepi’ në Gjilan, do të jenë ekipi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut nga Prishtina.
Stafi i QKMF-së, punëtorët e komunës së Gjilanit do të dhurojnë gjak dhe këtij aksioni mund t’i bashkëngjiten edhe qytetarët e tjerë të cilët gëzojnë shëndet të mirë.
Ky dhurim i gjakut i dedikohet të sëmurëve dhe të lënduarve që shërohen në spitalet tona!
“Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë, e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu”, thuhet në njoftimin e QKMF-së së Gjilanit. /2LONLINE/