Qendra Kulturore Artistike “Anamorava”, është vlerësuar nga Juria me tri çmime në “DAMASTION FOLK 2019” që u mbajt në Prishtinë.
Solistja vitiase Merita Sahiti u shpërblye me vendin e parë,QKA “Anamorava” mori vendin e tretë, kurse valltarët më të mirë të festivalit u nderuan Blend Sallahu dhe Leotrim Pajaziti.
Kryetari i QKA “Anamorava” Arianit Hetemi, ka falënderuar Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Viti, për mbështetjen në pjesëmarrjen e këtij Festivali.