Nëpër të gjitha fshatrat që i kemi vizituar, e në të cilat po kthehemi prapë si në këtë rast në Bresalc, po evidentojmë po të njëjtat probleme.
Projektet tona, i biseduam me banorët e Bresalcit, edhe në praninë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Armend Muja dhe zv. Ministrit të Mbrojtjes, z. Shemsi Syla.
Trajtuam cështjet e shkollave në nevojë për rinovim, rregullim të sallave të sportit e ndërtimit të terreneve sportive. Shqetësimi kryesor, lidhet me infrastrukturën, ku ka rrugë të dëmtuara, mungesë ndriçimi e problemet me ujërat e zeza dhe ujësjellësin që sjellin mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.
Qeverisja jonë, është gjithëpërfshirëse. Është për të gjitha fshatrat, për të gjitha moshat, për të gjitha shtresat. Prandaj, ndryshimin e sjellim me ndershmëri e profesionalizëm. Që të punojmë bashkë e të qeverisim bashkë.
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/