E drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e tretë në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive.
Kjo rregullore përcakton fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Dispozitat e kësaj rregulloreje obligojnë: Kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët politikë, këshilltarët e jashtëm politikë, nëpunësit në kabinete dhe nëpunësit civil në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Rregullorja përcakton përbërjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Gjithashtu përkufizon se Qeveria ushtron pushtetin ekzekutiv në përputhje dhe në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore.
Rregullorja e re përcakton përbërjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nga këto ministri:
Ministria e Financave (MF);Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR);Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS);Ministria e Mbrojtjes (MM);Ministria e Infrastrukturës (MI);Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)Ministria e Shëndetësisë (MSH);Ministria e Drejtësisë (MD);Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA);Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD);Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS);Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI);Ministria e Pushtetit Lokal (MPL);Ministria për Kthim dhe Komunitete (MKK);Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR);
Në mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendimin me të cilin ka konfirmuar vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm për shqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës të vendimeve si në vijim:
Vendimi Nr. 06/15, i datës 23.03.2020, për aprovimin e Raportit Vjetor Financiar për vitin 2019;Vendimi Nr. 02/23, i datës 08.04.2020 për aprovimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e fuqizimit të sektorit financiar;Vendimi Nr. 05/26, i datës 23.04.2020 për aprovimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan;Vendimi Nr. 06/26, i datës 23.04.2020 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeo-hapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim;Vendimi Nr. 07/26, i datës 23.04.2020, për aprovimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”;Vendimi Nr. 08/26, i datës 23.04.2020, për aprovimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”;Vendimi Nr. 01/27, i datës 30.04.2020, për aprovimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021 – 2023;Vendimi Nr. 03/27, i datës 30.04.2020, për aprovimin e Programit të Borxhit Shtetëror 2021 – 2023.
Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin me të cilin shfuqizohen Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si në vijim:
Vendimi i Qeverisë Nr. 01/14, i datës 20 mars 2020;Vendimi i Qeverisë Nr. 01/20, i datës 31 mars 2020, për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë;Vendimi i Qeverisë Nr. 01/37, i datës 30 maj 2020 për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/20, të datës 31 mars 2020, për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.