DYLON

Kryeministri Kurti mori pjesë në konferencën “Përgjegjësia institucionale për të drejtat e njeriut”

Kryeministri Kurti mori pjesë në konferencën “Përgjegjësia institucionale për të drejtat e njeriut”
Avatar photo Redaksia

Ndërtimi i një shteti me institucione demokratike funksionale është mënyra se si në demokraci materializohen të drejtat dhe liritë tona, të cilat janë bazë e një shoqërie demokratike, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të konferencës “Përgjegjësia institucionale për të drejtat e njeriut”, organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë – YIHR.

Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë e ka miratuar Programin për të Drejtat e Njeriut 2021-2025, duke synuar zhvillimin socio-ekonomik të bazuar mbi largimin e pengesave ndaj përmbushjes së të drejtave dhe lirive themelore, përfshirë atyre ekonomike, që do të ndihmojnë qytetarin të punojë, konsumojë, kursejë dhe të jetojë me dinjitet e në paqe, tha ai.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti theksoi se pavarësisht se sa të avancuara të jenë ligjet tona, sa të pavarura e profesionale të jenë institucionet e gjykatat tona, demokracia kërkon çdoherë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve

Qeveria e Kosovës do t’i përmbushë detyrimet që dalin nga njohja e çdo të drejte universale të njeriut, në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim, tha ai. Do të ju ndihmojmë të gjithëve, e konsiderojmë njësoj secilin dhe gjithashtu me vëmendje të veçantë që të rritet vetëdija për pakicat të të gjitha llojeve, të përmirësohet pozita e secilës kategori shoqërore dhe në veçanti e kemi shpallur vitin 2022 “Viti personave me aftësi të kufizuara’’, shtoi kryeministri.

Duke ritheksuar përkushtimin e Qeverisë që të drejtat e njeriut të avancojnë në shtetin tonë dhe respektimi i tyre të bëhet plotësisht, kryeministri tha se do të merren parasysh promovimi, respektimi dhe garantimi i të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave në vendimet dhe punën e Qeverisë për çdo ditë e në çdo vendim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.