DYLON

Oda Ekonomike Amerikane mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e barrierave tregtare

Oda Ekonomike Amerikane mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e barrierave tregtare
Avatar photo Redaksia

Integrimi i plotë ekonomik i rajonit të Ballkanit Perëndimor ndikon në rritjen e shkëmbimit tregtar, promovimin e potencialeve për tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe rrjedhimisht për krijimin e vendeve të reja të punës për secilin shtet të këtij rajoni.

Në këtë aspekt, Oda Ekonomike Amerikane përshëndet vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shfuqizimin e barrierave në lirinë e lëvizjes së mallrave, duke e vlerësuar këtë si hap të rëndësishëm në integrimin ekonomik rajonal, por edhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore ndërmjet shteteve të Ballkanit, si parakusht edhe për avancimin e rrugëtimit euro-atlantik të shteteve të Ballkanit.

Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës është edhe përgjigje në thirrjet e Presidentit Trump, Sekretarit të Shtetit Pompeo, zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës amerikane dhe Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, si dhe dëshmi e përkushtimit të Kosovës për raporte të fuqishme strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

EkoHigjiena

Oda Amerikane në Kosovë rithekson se njohja reciproke, tregtia pa barriera dhe fuqizimi i lidhjeve ekonomike do ta përmirësonte perceptimin për Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit në sytë e investitorëve amerikanë dhe të tjerë të huaj.

Krejt në fund, Oda Ekonomike Amerikane përsërit qëndrimin e saj për implementimin e marrëveshjeve për komunikacionin ajror, hekurudhor dhe rrugor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat do të mundësonin fuqizimin e sektorit privat dhe hapjen e potencialit të të dyja vendeve për rritje të përshpejtuar ekonomike, por edhe rikuperim të shpejtë ekonomik pas pandemisë COVID19.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.