Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar Projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 264 euro bruto ose 250 euro neto.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se do të duhet të ndryshohen edhe ligjet që ndërlidhen me pagën minimale.
Është miratuar edhe ndryshimi i shkallës tatimore, që parasheh që të gjitha pagat të mos tatohen në 250-euroshin e parë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se pavarësisht sa është lartësia e pagës, për pjesën e 250 eurove nuk do të ketë tatim në pagë. /2LONLINE/