DYLON

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të personave të zhdukur dhe aksidenteve të trafikut me lëndime

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të personave të zhdukur dhe aksidenteve të trafikut me lëndime
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

PERSON I ZHDUKUR

EkoHigjiena

·         Gjilan, 11.04.2022 – 20:49. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj femër kosovare e mitur ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk din gjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.

·         Viti , 11.04.2022 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas ankuesit viktima ka probleme psikike dhe se nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

·         Rr. Zija Shemsiu, Gjilan, 12.04.2022 – 10:30. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe këmbësori mashkull kosovar.  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

·         Rr. Zija Shemsiu, Gjilan, 12.04.2022 – 10330. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë . Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri drejtues i automjetit i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

·         Fshati Malishevë e Ultë, Gjilan, 12.04.2022 – 13:40. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklisti,  me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar  drejtuesi i biçikletës  i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

·         Rr. Lufta Gjilanit, Gjilan, 12.04.2022 – 16:15. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë.  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre pasagjerë femra kosovare, të cilat pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.

·         Rr. Viti, Kllokot, 12.04.2022:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë,  një mashkull dhe një femër kosovare. Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësorë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.