Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, gjatë një konference për media ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk është në pajtueshmëri me masën extreme, që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.
Ai ka thënë se Qeveria është duke menaxhuar si duhet situatën pas përhapjes së koronavirusit në vend, ku sipas tij, ka marrë masa parandaluese.
Përndryshe, pak më parë, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i ka propozuar Kuvendit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend pas situatës së krijuar me koronavirusin.