DYLON

Bislimi vlerëson kontributin që Banka Botërore ka dhënë për implementimin e Pakos Emergjente Fiskale

Bislimi vlerëson kontributin që Banka Botërore ka dhënë për implementimin e Pakos Emergjente Fiskale
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim sot drejtoren rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, znj Linda Van Gelder. Në takim ishte i pranishëm edhe menaxheri nga Banka Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, z. Massimiliano Paolucci.

Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu vlerësimin për kontributin që Banka Botërore ka dhënë për implementimin e Pakos Emergjente Fiskale gjatë vitit të kaluar, sidomos për pikat e pakos që kanë pasur karakterin e skemave sociale.

EkoHigjiena

Në takim u bisedua për projekte të ndryshme të cilat mbështeten nga Banka Botërore e të cilat kryesisht lidhen me skema sociale e politika zhvillimore. Ndër të tjera u diskutua për mënyrat se si Qeveria mund të shfrytëzojë mjetet e mbetura monetare në lidhje me këto projekte dhe për fokusin e përbashkët që Qeveria dhe Banka Botërore e kanë në projektet që kanë karakter të mbrojtjes së mjedisit dhe ekonomisë së gjelbër. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.