Qeveria e Republikës së Kosovës është e shqetësuar me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të dy qytetarëve në Babimoc të Obiliqit.
Qeveria kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Poashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit.
Përndryshe, nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se, në një shtëpi në Babimoc të Obiliqit, janë gjetur të vdekur dy persona të nacionalitetit serb.
Policia po e heton rastin.