DYLON

Qosja: Kosova që nga pavarësimi i saj nuk ka pasur shtetarë

Qosja: Kosova që nga pavarësimi i saj nuk ka pasur shtetarë
Avatar photo Redaksia

Akademik Rexhep Qosja, në një intervistë për “Epoka e re”, ka thënë se në institucionet e Kosovës janë përmbysur drejtësia, e vërteta dhe etika. Ai ka theksuar se institucionet politike e shtetërore të Kosovës janë të zhytura në korrupsion.

Qosja thotë se prej se Kosova është bërë shtet i lirë e më vete, më 17 shkurt 2008, ka pasur disa kryetarë e kryetare të shtetit, disa kryetarë të Kuvendit dhe disa kryeministra. Por, shtetarë, prijës, nuk ka pasur.

Qosja ka kritikuar edhe kryeministrin Haradinaj për rritjen e pagës.

EkoHigjiena

Sipas tij, Haradinaj u bë kryeministër në një kohë kur në Kosovë janë mbledhur shumë të këqija e shumë dëshpërime e ky, sipas Qosjes, ia shtoi edhe vetë disa të këqija të reja e shumë dëshpërime Kosovës…

Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Epoka e re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.