Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, po qëndron në një vizitë njëditore në Luginë të Preshevës, për të parë situatën epidemiologjike në këtë zonë të banuar me shumicë shqiptare.
“Nga bashkëbiseduesit u informova për nevojat reale të qytetarëve të komunave të Luginës. Qeveria e Kosovës dhe MSh do të përgjigjet pozitivisht si me përkrahje për përballjen anti Covid, ashtu edhe me përkrahje për specializime për mjekët e Luginës”, ka thënë ministri Zemaj.
Postimi i plotë i tij:
Sapo përfundova takimin me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa dhe Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi me të cilët biseduam për situatën rreth Covid 19 në Luginë të Preshevës dhe bashkëpunimin e përkrahjen që Kosova mund të ofrojë për qytetarët e këtyre komunave.
Nga bashkëbiseduesit u informova për nevojat reale të qytetarëve të komunave të Luginës. Qeveria e Kosovës dhe MSh do të përgjigjet pozitivisht si me përkrahje për përballjen anti Covid, ashtu edhe me përkrahje për specializime për mjekët e Luginës.
Gjithashtu, vizituam edhe Ambulancën për trajtimin e pacientëve me Covid 19.
Pas pak takime me autoritetet lokale në Preshevë.
Bashkë për shëndetin e njëri- tjetrit!
https://www.facebook.com/zemajarmend/photos/pcb.3281357715244419/3281344198579104/?type=3&theater