Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro premi për futbollistët e Kombëtares së Kosovës pasi këta të fundit fituan grupin në Nations League duke u kualifikuar në playoff.
Federata e Futbollit të Kosovës tashmë i ka shpërndarë paratë te futbollistët.
Mesatarisht çdo futbollist ka marrë nga 15 mijë euro, por ka prej atyre që kanë arritur premi deri në 20 mijë euro.