Në Kamenicë, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vititn 2021.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje ishin kryetari Qëndron Kastrati, Komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë, Florim Klaiqi, përfaqësues nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, përfaqësues të institucioneve fetare, përfaqësues të organizatave joqeveritare, si dhe anëtarët e tjerë të KKSB-së.
Gjatë këtij takimi për diskutim ishin tri pika:
1.Diskutim, Draft Plani I Punës së KKSB-së për vitin 2021;
2.Informatë për situatën me Pandeminë COVID-19;
3.Gjendja e sigurisë në Komunën e Kamenicës;
4.Të ndryshme.
I pari i komunës ka thënë se u është mirënjohës të gjithë anëtarëve të KKSB-së për kontributin e dhënë, si dhe Stacionin Policor për mirënjohjen që i ndau kryetarit Kastrati si shenjë falënderimi për bashkëpunimin.
“Me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), mbajtëm mbledhjen e rradhës për të diskutuar lidhur me sigurinë në Kamenicë, situatën me pandeminë dhe Planin e Punës për vitin 2021 të këtij këshilli. U jam mirënjohës të gjithë anëtarëve për kontributin e dhënë dhe falënderoj Stacionin Policor në Kamenicë për mirënjohjen, si shenjë falënderimi për bashkëpunimin mes dy institucioneve”, tha ai. /2LONLINE.com/