DYLON

Haziri: Tubimi i sotëm në Gjilan tregon se populli e do stabilitetin, zhvillimin e qetësinë politike në Kosovë

Haziri: Tubimi i sotëm në Gjilan tregon se populli e do stabilitetin, zhvillimin e qetësinë politike në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Mikpritje të jashtëzakonshme ka gjetur në Gjilan kryeministri në detyrë dhe kandidati edhe për një mandat qeverisës, Avdullah Hoti.

Kryetari i Degës së kësaj komune, njwherwsh kryetar i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka thënë se tubimi i sotëm tregon se populli e do stabilitetin, zhvillimin e qetësinë politike në Kosovë.

EkoHigjiena

Haziri tha se kjo kala që quhet Republikë e Kosovës është larë me gjak, e jo me shamia e me këngë partizane.

“Mirëseardhje kryeministrit të tanishëm dhe të ardhshëm, mikut tim Avdullah Hoti. Po punojmë natë e ditë për t’ia vazhduar kontratën edhe për katër vitet e ardhshme, për stabilitet, për punë të jashtëzakonshme, për paqe sociale, për shtetin, për Republikën tonë e Republikën të 2 Korrikut. Ta bëjmë të dielën ditë të paqes dhe dashnisë për popullin e Kosovës. LDK është e madhe. Ky tubim tregon se populli e do stabilitetin, zhvillimin e qetësinë politike në Kosovë”, ka thënë Haziri.

Ai tha se problemi i vadave, i autostradës, rrugëve të fshatrave e në zonën urbane, ujërat e bardha etj., tashmë janë zgjidhur.

Mirënjohje e falënderim për këtë përkrahje kanë shprehur edhe kandidatët për deputetë nga LDK e Gjilanit, të cilët thanë se do të jenë zëri i fuqishëm i projekteve të Gjilanit në Kuvendin e Republikën.

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80

Avdi Pireva – 68

Ajet Avdyli – 83

e sponsorizuar

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.