Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi kanë pritur në takim zëvendësministren e arsimit në Shqipëri, Lorena Haxhiu.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me çështjen e arsimit dhe mundësitë e shkëmbimit të nxënësve, përmes një programi nga të dy qeveritë.
I pari i komunës tha se në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy qeverive për të krijuar mundësi më të mira për nxënësit.
“Nga programi “Si n’shtëpinë tënde”, nxënës të shkollave të mesme nga Pogradeci, do të vijnë në familje e shkolla të Kamenicës dhe anasjelltas”, shtoi Kastrati.