“Sot zyrtarisht pranova dy kandidatura për të udhëhequr me Rininë Demokratike të Kosovës në Gjilan. Kuvendi Zgjedhor i Rinisë Demokratike në Gjilan mbahet të dielën më 25 Dhjetor, ndërsa deri të hënën më datë 19 Dhjetor është gara e hapur për të kandiduar për kryetar të rinisë”, ka bërë me dije, Riad Rashiti, kryetar i Degës së PDK-së së Gjilanit.
Sipas tij, janë Qendrim Qerimi dhe Dafina Sylejmani dy studentë të dalluar, gatishmëria dhe vullneti i tyre me ambicie dhe ide kreative për organizim të rinisë në Gjilan.
Qendrimi në fakultetin e Mjekësisë dega Stomatologji, dhe Dafina në fakultetin e Shkencave Matematikor-Natyror dega Kimi.
“Idetë e projektet e tyre janë interesante, motivuese, e mbi të gjitha janë tregues që vizioni i të rinjve për politik-bërjen është unik në vetvete, duke i përfshirë temat sociale, kulturore, sportive e të tjera. I dëshiroj suksese që të dyve në këtë angazhim të ri, që është domethënës për të gjithë ne”, ka thënë Rashiti i PDK-së. /2LONLINE/