Qendra për Punë Sociale në Gjilan ka pranuar sot një donacion nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, për restaurimin, rehabilitimin dhe renovimin e zyrës së kontaktit prind-fëmijë si dhe hapësirave të Qendrës, që implementohet nga UNDP.
Gjithashtu janë funksionalizuar edhe hapësirat e arkivit të QPS-së.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Aurora Osmani Buca ka falënderuar donatorët për këtë donacion, duke shprehur mirënjohje të thellë për ta.
‘Me këtë të arritur, puna e përditshme dhe shumë voluminoze e zyrtarëve të Qendrës po lehtësohet’, ka thënë Osmani Buca.
Për më tepër, ajo ka falënderuar publikisht dy shefat e shërbimeve në këtë Qendër, zyrtaren Amire Hoxha dhe zyrtarin Mehat Berisha, për punën e tyre të palodhshme që po e bëjnë ndër vite në shërbim të kategorive përkatëse, edhe atëherë kur ndihmesa ofrohet nga vullneti i mirë personal!
‘Punë të mira po bëjmë’, ka thënë ajo. /2LONLINE/