QKMF në Viti, është furnizuar me pajisje mjekësore përmes investimeve komunale.
Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, tha se jemi të përkushtuar që krahas shtimit të shërbimeve shëndetësore, tē rrisim edhe kualitetin e shërbimeve shëndetësore.
Ndërsa, drejtoresha e QKMF-së në Viti, potencoi që përmes investimeve komunale, jemi furnizuar me pajisje mjekësore për shërbimin e urgjencës, gjinekologjisë, stomatologjisë, QMF-Pozheran dhe furnizim për ambulantat rurale. /2LONLINE/