DYLON

Policia kufitare e Kosovës parandalon një rast të tentativës për kontrabandë sekuestrohen rreth njëmijë kg duhan

Policia kufitare e Kosovës parandalon një rast të tentativës për kontrabandë sekuestrohen rreth njëmijë kg duhan
Avatar photo Redaksia

Njësia Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Si rezultat i kësaj, sot me datë 22.12.2021, rreth orës 11:20, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet furgoni Wolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, me targa vendore,  drejtuar nga i dyshuari me iniciale (S.S.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.

EkoHigjiena

Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor dhe futjes së tij në zone urbane në qytetin e Vitisë dhe tentimit të arratisjes se bashku me mallin, autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 13:35 në afërsi të tregut të gjelbër.

Gjatë kontrollit janë gjetur 36 thasë duhan të papërpunuar, rreth njëmijë kilogram (1000 kg). 

Me rast është duke u marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje dhe vendimet e mëtejme do te ndërmerren në konsultim me prokurorin.

Pas hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse malli i konfiskuar do ti dorëzohet Doganave të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.