Qendra Kosovare për Studime Gjinore mbajti punëtorinë “Raportimi i ndjeshëm gjinor” në komunën e Kamenicës.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte trajtimi i parimeve themelore të raportimit të ndjeshëm gjinor, pëfaqësimin e grave dhe burrave në lloje të ndryshme të mediave, stereotipet gjinore dhe masat parandaluese dhe mbrojtëse të dhunës në familje.
Përgjatë punëtorisë përfaqësues të mediave lokale dhe zyrtarë nga komuna e Kamenicës patën mundësinë të diskutojnë më tepër lidhur me punën e tyre nga aspekti gjinor.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Parandalimi i dhunës me bazë gjinore përmes edukimit dhe ngritjes së vetëdijes” i zbatuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe Solidar Suisse SEE, i financuar nga Bashkimi Evropian. /2LONLINE/