Korridori ballkanik për refugjatë para disa muajve është mbyllur, por të ikurit nga Siria vazhdojnë të vijnë në Serbi përmes Greqisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë. Në qendrën e pranimit të refugjatëve në Preshevë thonë se vijnë dhjetëra refugjatë përmes kanaleve ilegale.
Sipas Nemanja Bozhoviq nga Komisariati për refugjatë në Preshevë është shprehur për RTS se në qendrën e pranimit janë 653 refugjatë por që mundë të stacionohen deri në 1000 veta dhe me mundësi të rriten këto kapacitete, shkruan Titulli.com.
Ai theksoi se qendra e pranimit në Preshevë është bërë gati për sezonin e dimrit kur është fjala për mjetet e nxehjes, rroba, ushqimit dhe ndihmës mjekësore.