/2L ONLINE/ – Qendra e Kujdesit Ditor “Pema”, nga Gjilani, u është shumë mirënjohës dhe falënderon të gjithë ata që iu bashkuan fushatës “Blejë një kartolinë, kontribuoni për fëmijët e Qendrës sonë”. Rreth kësaj fushate është bashkuar: Komuna e Gjilanit, Stacioni Policor Gjilan,Posta dhe Telekomi i Kosovës, Drejtoria Komunale e Arsimit, Shkollat fillore “Musa Zajmi”, “Selami Hallaqi” dhe “Thimi Mitko”, Kopshti Hello, Ardhmeria 1, Çerdhja Integj, AAK – Dega Gjilan, Banka Ekonomike,Teb Bank, Pro Credit, Banka Private e Biznesit, Don Bosko, Agjencioni për financim ne Kosovë Finca, MUBI Photo Production, Albimi, Furra e Bukës Burimi 1,2,3, Ëmbëltorja Kimi si dhe individualisht njerëz të vullnetit të mirë.
Qendra e Kujdesit Ditor “Pema”, u është shumë mirënjohës dhe vlerëson kontributin e dhënë nga të gjithë, duke u uruar një vit më të begatshëm me shumë dashuri për fëmijët me nevoja të veçanta. /2L ONLINE/