DYLON

Out 2016 !

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Bilanc për vitin që po merr frymën e fundit?! Më parë t’i bie shkurt: Jam i lumtur që po ikën.

Me të gjitha fatkeqësitë dhe barbarizmat që mbisunduan, njeriu është viktimë e pjesëmarrës aktiv në tragjeditë anë e mbanë botës. Ky vit ia tejkaloi me barbarizëm të gjithë epokës së numëruar ose jo në librat kalendarikë të historisë. Edhe natyra nuk ishte aq e favorshme për njeriun dhe kjo na çon të themi për gotën gjysmë të mbushur se “paska shumë” e jo sikur: “paska pak”. Me “paska shumë” e cilësoj vitin e mbushur me vdekje nga egërsitë që nuk mbahen mend. Luftërat dhe të gjitha llojet e terrorit mbollën zinë në Botë ku njeriu ka ardhur për të jetuar në paqe. Ka dikush që mendon se ka lindur për të luftuar, për të vrarë e therë të ngjashmin e vet?!

EkoHigjiena

Ky vit që po merr frymën e fundit, do të ngelë i njohur edhe për largimin nga kjo jetë të shumë personaliteteve që shënuan historinë qindvjeçarit të kaluar dhe fillimin e të tanishmit. Një vlerësim subjektiv por real: 2016 është më i denduri me humbje të fytyra markante. Të përmend vetëm më të dalluarit në radhët e të dalluarve:

David Bowie, 10 kallnor, dy ditë pas daljes së albumit të tij të 28.
Butros Butros Gali, 16 shkurt, ish sekretar i përgjithshëm i OKB-s
Umberto Eco, 19 shkurt, shkrimtar
Prince, 21. Prill, këngëtar, kitarist, regjisor
Mhhammed Ali, 6 qershor, boksier legjendar, kampion i shumëfishtë në kategorinë e rëndë. Njeri me fisnikëria të pashoqe dhe paqedashës i pamposhtur. Refuzoi luftën në Vietnam me ç’rast fitoi burgun kurse humbi titujt e fituar me meritë në ring sportiv.
Osman Sou (Ousmane Sow), 1 dhjetor, Skulptor me famë botërore….

Dhe lista të cilën e ngritën disa media botërore, numëron 111 emra të cilët me gjeninë e tyre i dhanë pamje madhështore lëmive ku vepruan.

E di që plakem për një vit por pa marrë parasysh, jam i lumtur që ky 16-sh po përfundon. Jam i lumtur se kam plot shpresë se 2017-shi do të sjellë më tepër humanizëm, më pak barbarizëm, më pak ndotje, do të sjell bashkimin tonë …, andaj:

Out 2016!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.