Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka mirëpritur reagimin shtetëror të Kosovës për ndalimin e trenit ilegal serb në territorin tonë pavarësisht që, sipas tij, ky vendim ka qenë me vonesë.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Qehaja ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet të jenë të vëmendshme karshi provokimeve të Serbisë. Sipas tij, qëllimi parësor i Serbisë është ta aneksojë veriun e Kosovës. Në këtë kontekst Qehaja ka vlerësuar se është koha e fundit që Kosova të bëhet me ushtri.
Po ashtu, ai u ka bërë thirrje drejtuesve të shtetit ta “ngrijnë” procesin e bisedimeve me Serbinë deri në krijimin e një platforme të re. Qehaja ka theksuar se BE-ja gjithnjë do t’ia mbajë anën Serbisë por, sipas tij, Kosova, edhe pse është shtet i vogël, duhet të ketë qëndrim parimor duke potencuar se “ne zbatojmë Kushtetutën tonë dhe pikë”…