Meqenëse jam duke se përgatitur temën e disertacionit të doktoratës pikërisht në “Hulumtimin dhe shkaqet e dëmtimit të urave betonit në Republikën e Kosovës”, dhe gjatë shumë vizitave të tyre, dëshiroi që ti sugjeroj kolegët tanë e sidomos ata në vende udhëheqëse në MTI dhe Drejtorinë e rrugëve, t’i marrin me seriozisht problematikën e këtyre urave të betonit në Republikën e Kosovës, që mos të kemi edhe ne ndonjë tragjedi, pasi sot ekzistojnë materiale të ndryshme që mundemi të i përmirësojmë ato dhe ti zgjatet afati i qëndrueshmërisë edhe për disa vite.
Shkruan: Naser Morina
Tragjedia në Itali duhet ti aktivizoi edhe MTI dhe Drejtorinë e rrugëve përgjegjëse e drejtpërdrejt e infrastrukturës rrugore në Republikën e Kosovës, sepse një gjendje të kënaqshme nuk e kemi as te ne, sepse shumica e urave janë të ndërtuar rreth vitit 1970 dhe nuk janë mirëmbajtur mirë sidomos gjatë viteve 1990-1999 dhe kanë nevojë për qasje më ndryshe se siç i kemi trajtuar deri më tash këto objekte.
Urat janë objekte specifike edhe në Kosovë ka nevojë për fonde shtesë edhe me këtë problematik të merren grup i eksperteve pran MTI dhe Drejtoris së rrugëve.
Nëse dëshirojmë të zgjatet afati i shfrytëzimit të tyre, duhet të kenë fonde të veçanta pasi ato me mirëmbajtje verore dhe pa qasje adekuate nuk mundemi me zgjat afatin e qëndrueshmërisë deri 100 vite sa është afati qëndrueshmërisë i urave.
Por gjatë kësaj periode duke përfshira dy deri tri mirëmbajtjeje më detale duke u skanuar paraprakisht për ti vrenjtur detajet ku janë dëmtuar. S
idomos pas vitit 1999 ka pas tejkalime të transportit të peshave të rënda dhe që po vazhdon edhe sot mund të jemi edhe dëshmitar i ndonjë tragjedie, por përmasave më të vogla pasi kemi në Kosovë kemi ura me gjatësi më të vogëla se siç ka Shqipëria, Mali i zi dhe Bosnja dhe Hercegovina.