Në kuadër të projekteve që kanë për qëllim pyllëzimin e hapësirave në zonat rurale, është finalizuar një projekt që ka përfshirë mbjelljen e 39.000 fidanëve në periferi të fshatrave Beguncë dhe Fshat të Ri të komunës së Vitisë.
Është ky projekt i financuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, I hartuar nga Agjensioni Pyjor I Kosovës dhe Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari e komunës së Vitisë, ku janë kultivuar 15 hektar në rajonin e Fshatit të Ri dhe Tërpezës, me që rast janë mbjellë 37.500 fidanë të llojit pish e bardhë.
Gjithashtu, në fshatin Beguncë tek vendi i quajtur “Zhari” janë mbjellë 1.500 fidanë e llojit të njëjtë, në një sipërfaqe prej 5 hektar.